Divan që fluturon dhe makina të shtypura, ja pamjet nga stuhia në San Francisco (Video)

Një stuhi e madhe, që shkaktoi erëra të fuqishme dhe tornado goditi San Franciscon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Erërat ishin aq të forta sa zyrtarët thonë se rrëzuan të paktën 900 pemë dhe degë, duke lënë të vdekur dy persona.

Pamjet nga një ndërtesë e lartë tregojnë një divan që fluturon në ajër teksa rrezikon të bjerë mbi një person në tokë poshtë.