Franca “vyshk” tulipanët, Mbappe me shokë argëtohen në fitoren ndaj Holandës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca shatërroi 4-0 Holandën në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Euro 2024. “Gjelat” i dhanë leksion futbolli skuadrës së Roland Koemanit, që nuk tregoi asgjë përballë rivalit të madh të Grupit B.

Holanda kapitullon që në pjesën e parë në sfidën me Francën në Paris, në stadiumin “Saint Denis”.

“Tulipanëve” u ranë “petalet” sapo nisi loja, teksa pësuan dy gola të shpejtë në minutat 2’ dhe 8’.

E zhbllokoi takimin Antoine Griezmann, që goditi saktë brenda zonës pas pasimit të marrë nga Kylian Mbappe.

 Vetëm gjashtë minuta më vonë, “Gjelat” shënuan të dytin me Upamecanon në zhvillimet e një goditjeje të lirë, të ekzekutuar nga Griezmann.

Por francezët nuk u ndalën me kaq. Në minutën e 21-të ishte radha e Mbappesë për ta dërguar topin në rrjetë.

Në fundin e sfidës Mbappe realizoi të dytin personal për rezultatin përfundimtar 4-0, ndërsa Depay humbi mundësinë për të shënuar golin e nderit nga pika e bardhë,

Të fundit

Sot 1 Maji/ Begaj: Nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, iu drejtua me një mesazh urimi të gjithë...

Rama ‘kapet’ me ndjekësin/ E shuan etjen në ujin e kënetës! Ky është vendi yt!

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, iu përgjigj një komentuesi që i shkruante se dalin pas 12 vitesh si halabakë. Kreu i qeverisë e...

Të rikthehemi tek lapsi dhe letra! Përfitimet e të shkruarit me dorë

A keni vështirësi të përthithni informacion kur studioni? Rikthehuni tek letra dhe lapsi. Sipas një studimi të fundit shkrimi i dorës nxit trurin më...

“Boritë e humbjes u dëgjuan dje”/ Rama ironizon rezolutën e PD në PPE: Mal me broçkulla

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy” në rrjetet sociale. Ai e nisi me rezolutën e miratuar këtë...

Jeruzalemi në flakë, të rinjtë palestinezë djegin çdo gjë pas urdhrit të Hamasit

Izraeli po përballet me një situatë emergjente për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë disa pjesë të vendit, veçanërisht afër Jeruzalemit. Sipas autoriteteve,...

Lajme të tjera

Web TV