Frikë nga Davidi lakuriq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

(Nga Cristina Acidini Luchinat)- Artan Shkreli 

Lajmi i pabesueshëm që erdhi të premten më 24 mars, ishte se një mësuese në Shkollën Klasike në Tallahasse në Florida u pushua nga puna pasi u tregoi nxënësve të saj imazhe të disa kryeveprave të Mikelanxhelos, përfshirë statujën e Davidit të ruajtur në Galleria dell’Accademia (kopja e së cilës gjendet prej vitesh në Piazza della Signoria në Firence) dhe afresku i Krijimit të Adamit në kasafortën e Kapelës Sistine.
Disa prindër e konsideruan nudon e Davidit si një imazh pornografik dhe protestuan pranë bordit të drejtorëve të cilët u detyruan të pushonin mësuesen Hope Carrasquilla.
Fenomeni nuk ka nisur me këtë episod, kjo ishte më e bujshmja, por ka pasur të tjera në të kaluarën, dhe janë pjesë e një revizionizmi kulturor shumë shqetësues.
Ka pasur raste të shumta të veprave të artit me nudo mashkullore apo femërore të censuruara në rrjetet sociale, apo së fundmi rasti i kopjes së Davidit të Michelangelo-s në Dubai, ku duhet ta zhysnin statujën në një pus në mënyrë që të mos dukej plotësisht.
Këto janë raste problematike se si po vihet gradualisht në pikëpyetje një imazh historikisht prestigjioz, i konsoliduar dhe i pranuar nga kultura perëndimore, në mos ajo globale.
Rasti amerikan për të cilin lexova intervistat me drejtuesit e shkollës, reagimet e prindërve që ankoheshin, për mendimin tim duhet parë kështu: protesta për shfaqjen e Davidit lindi nga fakti se familjet nuk ishin paralajmëruar paraprakisht. Një vit më parë ata ishin paralajmëruar dhe asgjë nuk kishte ndodhur.
Këtu është pika shqetësuese, pra fakti se duhen paralajmëruar familjet që të shfaqen imazhe që cilësohen si “të diskutueshme”; fakti që Davidi, një nga skulpturat më të famshme në botë, cilësohet si “kontroverse”.

Lexo edhe :  Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nuk është vetëm një ndryshim kulturor midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara në të cilën jetojmë, por është një moment historik në të cilin trashëgimia e kulturës, historia, imazhet e qytetërimit tonë konsiderohen si të diskutueshme, të papranueshme, madje subjekt i rishikimit dhe ndoshta censurës.
Historia me një “s” të madhe është riinterpretuar dhe rishikuar gjithmonë, por mohimi i saj është vërtet serioz, eshte mohimi i së të drejtës së një kryevepre arti për t’u parë nga të gjithë.
Statujat e rrëzuara në Lindje, ose statujat e Kristofor Kolombit të asgjësuara nga sheshet amerikane, janë pjesë e të ashtuquajturës “kultura e anulimit”, domethënë anulimi i asaj që duam të refuzojmë edhe nëse ekziston.

Do të ftoja prindërit që protestuan të lexonin përsëri “Biblën”, ku thotë se bariu David u përball lakuriq me Golian gjigant, sepse Zoti e mbrojti. Le ta rilexojnë Biblën pasi janë kaq puritanë dhe do të kuptojnë se çfarë është në të vërtetë Davidi.

Të fundit

Zbulohet një “depozitë e fshehtë” ari, vlerësohet të jetë sasia më e madhe në planet

Një zbulim gjeologjik i pabesueshëm në Kinë, ku një ekip ekspertësh gjeti atë që mund të jetë depozita më...

“PS bëri skemën e trenit bullgar”, PD denoncon për manipulim votash në Tiranë

Partia Demokratike ka denoncuar një rast, sipas tyre të manipulimit me vota në KZAZ nr. 40 në kryeqytet, përmes fenomenit të “trenit bullgar”. Sipas PD,...

“Do shkoni në prokurori, po manipuloni procesin”, Agron Shehaj debaton me numëruesit

Vijon situata e tensionuar në ambientet e KZAZ nr. 40, në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë, ku përfaqësuesit e Partisë Mundësia kanë denoncuar se...

Lojtari gjerman bën çudinë! Refuzon Realin dhe Barcelonën!

Jonathan Tah, 29 vjeç, ka marrë vendimin final se ku do të luajë në vitet e fundit të karrierës. Qendërmbrojtësi gjerman ka njoftuar se do...

Trump nënshkruan marrëveshje për partneritet me Princin e kurorës Saudite

Presidenti Donald Trump tani ka takuar ditën e sotme princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, teksa ka zhvilluar një vizitë në...

Lajme të tjera

Web TV