E fundit/ Gavi nuk është më pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës

Barcelona's Spanish midfielder Gavi looks on during the Copa del Rey (King's Cup), quarter final football match between FC Barcelona and Real Sociedad, at the Camp Nou stadium in Barcelona on January 25, 2023. (Photo by Pau BARRENA / AFP)

Gavi nuk eshte më pjesë e skuadres se parë të Barcelonës, te paktën sipas registrave të La Liga-s. Mesfushori, lojtar ky i formacionit te Xavi-t, ne fakt, nuk mund të regjistrohet si lojtar i ekipit te parë të katalanasve sepse registrimi i tij do ta tejkalonte buxhetin e vendosur nga kampionati spanjoll.

Klubi katalanas e ka ankimuar vendimin e La Liga-s, por kjo nuk ka mjaftuar. Ne orër e kaluara, për këtë arsye, ka ardhur një hap mbrapa nga ana e klubit dhe Gavi eshte “kthyer te jetë” një lojtar i ekipit të të rinjve.

Perveç kësaj, lojtari eshte detyruar edhe të ndërrojë fanellë duke kaluar nga ajo me numrin 6 tek ajo me numrin 30. E njëjta situatë edhe për sa i takon kontratës.

Mesfushori sapo ka nënshkruar një rinovim duke e zgjatur kontratën e tij me klubin deri në vitin 2026-të. Megjithatë, tani ka ndryshuar githçka.

Kjo për shkak se marrëveshja konsiderohet e pavlefshme pas vendimit që e ka bërë të kthehet te Juvenil A, që e kthen atë te kontrata e tij parakohshme deri në qershor 2024 dhe me një klauzolë 50 milionë.