Kulla Eifel, në Paris përurohet përfundimi i ndërtimit e konstruksionit prej hekuri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kulla Eifel përurohet në kryeqytetin francez, në një ceremoni të drejtuar nga projektuesi i veprës Gustave Eiffel, dhe ku morën pjesë kryeministri francez Pierre Tirard, një grusht zyrtarësh të tjerë të lartë, dhe 200 punëtorë ndërtimi. Në vitin 1889, për nder të 100-vjetorit të Revolucionit Francez, qeveria planifikoi një ekspozitë ndërkombëtare, dhe shpalli një konkurs për projektimin e një monumenti që do të ndërtohej në Champ-de-Mars, në qendër të Parisit.

Nga më shumë se 100 projekte të paraqitura, Komiteti i Njëqindvjetorit zgjodhi planin e Eiffel për një kullë prej çeliku, që do të ngrihej pothuajse 300 metra mbi Parisin, dhe do të ishte për kohën struktura më e lartë në botë e ndërtuar nga njeriu. Eiffel, një ndërtues i njohur i urave, ishte një mjeshtër i ndërtimit me konstruksione metalike, dhe dizejnoi edhe projektin e Statujës së Lirisë, që ishte ngritur vetëm pak kohë më parë në portin e Nju Jorkut.

Kulla e Eiffel u prit me skepticizëm nga kritikët, të cilët argumentuan se ajo nuk do të ishte strukturalisht e qëndrueshme, ndërsa shumë të tjerë u indinjuan duke menduar se kulla do të ishte një shëmti në zemër të Parisit. Me një angazhim të papërmbajtshëm, Eiffel e përfundoi kullën e tij të madhe në vetëm 2 vjet.

Vetëm një punëtor humbi jetën aksidentalisht gjatë ndërtimit të saj, çka asokohe përbënte një rekord jashtëzakonisht pozitiv për një projekt të atyre përmasave. Struktura e lehtë, e ajrosur ishte nga të gjitha anët një çudi teknologjike, dhe brenda disa dekadave u konsiderua si një kryevepër arkitekturore.

Kulla Eifel është 325 metra e lartë, dhe përbëhet nga një kornizë hekuri e mbështetur mbi katër këmbë, që bashkohen për të formuar një kullë të vetme vertikale. Platformat, secila me një kuvertë vëzhgimi, janë në tre nivele. Ashensorët ngrihen në një lloj kurbe, dhe Eiffel kontraktoi kompaninë njohur amerikane të ashensorëve, për të dizenjuar ashensorët e njohur transparentë.

Ato nuk kishin përfunduar ende më 31 mars 1889, kështu që Gustave Eiffel u ngjit në majën e kullës nga shkallët së bashku me disa miq të guximshëm, duke ngritur atje një flamur të madh francez. Më pas nga platforma e dytë nisën shpërthimet e fishekzjarreve.

Lexo edhe :  Gruaja lind fëmijën në rrugë, shpëtohen dhe dërgohen në spital nga policia

Në fillim të majit u hap Ekspozita Ndërkombëtare e Parisit, dhe kulla shërbeu si porta hyrëse për panairin gjigant. Kulla Eifel mbeti struktura më e lartë në botë e ndërtuar nga njeriu deri në përfundimin e ndërtesës Chrysler në Nju Jork në vitin 1930.

Në mënyrë të pabesueshme, Kulla Eifel rrezikoi të shembej kur skadoi qiramarrja 20-vjeçare e ekspozitës ndërkombëtare në 1909, por atë e ruajti funksioni si një antenë për transmetimin e radios. Ajo mbetet kryesisht e pandryshuar sot, dhe është një nga atraksionet turistike më të rëndësishme në botë.

Kalendar

31 Mars 1492 – Mbretëresha Izabela e Kastiljes në Spanjë, firmos dekretin e Alhambrës, duke urdhëruar që 150.000 nënshtetasit e saj hebraikë dhe myslimane të konvertohen në krishtërim ose të përballen me dëbimin.

31 Mars 1917 – Shtetet e Bashkuara blejnë nga Danimarka Ishujt e Indive Perëndimore për 25 milionë dollarë, dhe i riemërojnë Ishujt Virgin.

31 Mars 1918 – Grupe të armatosura aleate të Federatës Revolucionare Armene dhe Bolshevikëve, nisin masakrimin e azerëve etnikë. Mendohet se afro 12.000 myslimanë të Azerbajxhanit gjetën vdekjen në atë masakër.

31 Mars 1918 –Në SHBA, hyn për herë të parë në fuqi ligji mbi ndryshimi orës për kursimin e energjisë. (1 orë para – 1 orë prapa çdo 6 muaj)

31 Mars 1930 – Krijohet Kodi i etikës për prodhimin e filmave në Hollivud, duke vendosur rregulla të rrepta për trajtimin e temave të seksit, krimit, fesë dhe dhunës në filma. Ai do të qëndrojë në fuqi deri më 1968.

31 Mars 1994 – Evolucioni i njeriut: Revista “Nature”, njofton se antropologët kishin gjetur në Etiopi kafkën e parë të plotë të një australopiteku, një lloj homonoidi i zhdukur i ngjashëm me njeriun, mendohet të ketë jetuar 3.6 milionë vjet më parë.

Të fundit

Merr fund makthi i barazimeve, Juve mposht Monzën dhe rikthehet tek fitorja në kampionag

Merr fund makthi i barazimeve! Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat pas 4 barazimesh radhazi, dhe plot 43...

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të zier dhe darkat stresuese familjare. Me...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

Lajme të tjera

Web TV