Bayern Munich fiton “Der Klassiker” ndaj Dortmundit, Thomas Tuchel debuton me fitore

Bayern Munchen tregoi përballë Borussia Dortmund se nuk është rastësisht skuadra më e fortë në Gjermani. Atëherë kur duhet fitorja, arrihet. Kështu bënë djemtë e Thomas Tuchel, të cilët triumfuan 4-1 në Der Klassiker.

Debutim magjik për trajnerin gjerman në stolin bavarez. Verdhezinjtë kryen shumë gafa dhe detyrohen t’i dorëzojnë kreun e renditjes Bayernit.

55 pikë numërojnë kampionët në fuqi pas javës së 26-të. Dy më tepër se Dortmundi dhe katër mbi Union Berlin.