Formacionet zyrtare të supersfidës Napoli-Milan

Në Stadio ‘Diego Armando Maradona’ zhvillohet kryendeshja e javës së 28-të në Serie A, mes Napolit dhe Milanit.

Napolitanët po marshojnë drejt Scudettos së këtij sezoni me 71 pikë të arkëtuara, 16 më shumë se vendi i dytë, Lazio (me 55 pikë).

Kuqezinjtë luajnë për një vend në Ligën e Kampionëve dhe kanë 48 pikë të grumbulluara, ndërsa Roma, Atalanta dhe Juventusi, janë skuadrat tjera që konkurrojnë për top-katërshe.

Formacionet zyrtare:

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim Min-jae, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Simeone, Kvaratskhelia.

Milan: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Brahim Diaz, Krunic, Leao; Giroud.