E fundit/ Lojtarët e Kukësit braktisin seancën stërvitore, pa rroga prej disa kohësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollistët e Kukësit braktisin stërvitjen. Burime për SuperSport mësojnë se që prej ndeshjes me Egnatian, më 1 prill, verilindorët janë paraqitur në ambientet stërvitore, por kanë refuzuar të zbresin në fushë.

Mësohet se shkak është bërë një vonesë e konsiderueshme në shlyerjen e pagave mujore të futbollistëve, të cilët nga ana tjetër kanë lajmëruar edhe më herët klubin, se do të vijojnë protestën deri në nisje të likuidimit.

Ndeshja e radhës e Kukësit është ajo ndaj Tiranës, e planifikuar për këtë të diel në kryeqytet, teksa trajneri Rrahman Hallaçi shpreson që gjërat të sqarohen sa më shpejt dhe të rinisë stërvitjen me grupin.

MOmentalisht Kukësi mban vendin e 6 me 35 pikë, por ka ende shanse për të synuar një vend në zonën europiane, duke qenë se është edhe një fazë për t’u luajtur. Megjithatë pa u zgjidhur situatat në zyra, vështirë se lojtarët në fushë do të jenë të përqendruar në arritjen e objektivave të klubit.

Të fundit

Rama uron Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme e mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës Botërore të Rojeve Mjedisore, duke vënë në...

“Familja Meta ka fshehur provat”/ Avokati: Nëse provohet, dënimi mund shkon 10-15 vite

Në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara foli çështjen Meta-Kryemadhi që kanë tre akuza të rënda korrupsion, pastrim parash dhe...

Dita sot me vranësira, ulen temperaturat në vend

Ditën e sotme (31 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e...

Serbia zemëron Rusinë, Zakharova: Duhet të mbani përgjegjësi për fatin e popullit

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, po vihen në sprovë të vështirë kohët e fundit. Moska nuk po e përtyp dot, atë qe u pa...

Jam një nga shumë mjekët palestinezë në Izrael, nuk do ta braktisim betimin tonë

Nga Lina Qasem-Hassan Ne kemi premtuar të ofrojmë kujdes të barabartë për të gjithë. Tani po ndëshkohemi për të folur kundër vrasjes së mjekëve dhe...

Lajme të tjera

Web TV