“Një socialist nuk e braktis detyrën”/ Veliaj prezanton kandidatët për Këshillin Bashkiak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës dhe drejtuesi politik i Qarkut, Erion Veliaj prezantoi sot zyrtarisht kandidatët e rinj për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Në fjalën e mbajtur në Teatrin Veror të Parkut të Liqenit, ai u shpreh se kush e braktisi detyrën 4 vjet më parë nuk e meriton votën e qytetarëve të Tiranës.

“Pas 4 vitesh kjo do të jetë hera e parë që opozita do të vijë në Këshill Bashkiak dhe kjo është dicka e mirë. Por, kam një pyetje: Nëse një ushtarak për 4 vite nuk e vesh uniformën e tij, a ka shans të hyjë prapë në ushtri?

Nëse një mjek për 4 vite e hedh bluzën e bardhë, a ka shanse të rikthehet në dëtyrë? Nëse një fëmijë i vogël nuk shkon 4 vjet në shkollë, a e kalon dot klasën?

Si ka mundësi që jetojmë sot në një vend, ku ka një standard shumë të lartë për një oficer dhe një ushtarak, ku ka një standard shumë të lartë për një mjek dhe një infermier, ku ka një standard shumë të lartë për një mësuese dhe një edukatore, ku ka një standard shumë të lartë për një fëmijë të vogël, dhe ndërkohë kemi kaq standard të ulët për politikën?

Ata që u larguan për 4 vjet, sot vijnë me rrena të reja, për një tram të ri, me çudira të reja, por në fakt e braktisën detyrën për 4 vjet,” u shpreh Veliaj.

Fushata e Partisë Socialiste tha Veliaj, nuk mbështetet në sponsorizime Facebook-u e as në gënjeshtra si ajo e tramit, por në punë konkrete dhe angazhime të vërteta.

“Këto që kaluam ishin 4 vitet më të vështira, patëm dy tërmete, një pandemi, dhe inflacionin e luftës, por di t’ju them se pavarësisht bindjes që keni, pavarësisht si keni votuar, pavarësisht çfarë tesere keni, kush voton një socialist, voton dikë që nuk e braktis detyrën kurrë, nuk e lë kurrë vendin e punës.

Lexo edhe :  Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Kjo parti, partia jonë, ka qenë edhe në opozitë, në një opozitë shumë të vështirë, me sakrifica të mëdha, një opozitë kur vriteshin njerëz në bulevard. Sot na duken sikur kanë ndodhur në mesjetë, në një vend tjetër, por kurrë s’e kemi braktisur detyrën.

Ndaj, garancia është jo vetëm për të majtët, por edhe për të gjithë ata qytetarë të mirë, që ndoshta deri dje nuk i kanë ndarë bindjet me ne, ky është momenti për të menduar për votën, jo vetëm për kryetarin, por sidomos për votën për Këshillin Bashkiak, si një kontratë me dikë, një djalë ose një vajzë, një burrë ose një grua, që pavarësisht se janë në Partinë Socialiste, janë super qytetarë që nuk e braktisin  kurrë detyrën e tyre,” deklaroi kryetari i PS së Tiranës Erion Veliaj.

 

Të fundit

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Sekretari i Mbrojtjes riposton video me pikëpamje ekstreme, shkakton polemika

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka shkaktuar polemika të shumta pas një ripostimi në rrjetin social X të një videoje ku pastorë...

Deputetja shqiptare i jep fund beqarisë, ja si duket e veshur nuse

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike (PDK) Sala Jashari, i ka dhënë fund beqarisë ditën e sotme. Në një ceremoni tejet...

Lajme të tjera

Web TV