Analisti ia ‘plas në sy’ Bejkos/ Po talleni me ne! Një mbledhje në kafene e quani parti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Neritan Sejamini, duke i drejtuar Roland Bejkos, kandidat i grupimit Alibeaj për bashkinë e Tiranës, tha se kandidaturat duheshin miratuar në Këshillin Kombëtar. Sejamini tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se grupimi i Alibeajt nuk ka asnjë nga institucionet e një partie. Ndërsa Bejko u mbrojt, duke u shprehur se kështu ka funksionuar përherë Partia Demokratike, edhe kur drejtohej nga Berisha dhe Basha.

Sejamini: Në parti ka gjithmonë mosmarrëveshje, që janë parashikuar në statut se si zgjidhen. Partia në suprem janë anëtarët që këta nuk i kanë (tregon Roland Bejkon). E dyta vjen Kuvendi i PD-së që zgjidh të gjitha mosmarrëveshjet e tjera. Pastaj është Këshilli Kombëtar që zgjidh gjithë mosmarrëveshjet e tjera. Këta nuk kanë asnjë nga këto institucione. Mund t’i kenë, por nuk i kanë si organe, si parti, nuk funksionojnë si parti.

Në statutin e Partisë Demokratike thuhet se kandidaturat miratohen nga Këshilli Kombëtar. Një mbledhje në kafene e quani parti. Bëhet mbledhje me protokoll, bëhet me rend dite. Po talleni me ne ju?

Bejko: PD-ja, edhe kur ka qenë në ditë të mirë, kur ishte Sali Berisha dhe Lulzim Basha bashkëkryetarë, i kanë marrë vendimet në momentin e fundit dhe i kanë çuar listat e kandidatëve. Lul Basha e mori dhe e çoi listën ku ishte edhe Sali Berisha brenda dhe gjithë këta që janë sot dhe nuk i kanë kaluar as në kryesi, as në Këshillin Kombëtar dhe nuk ishte e ndarë në 3-4 pjesë si sot. Nuk doli ndonjë nga këta bandillët t’i thoshte Lul bashës, as unë nuk e bëra këtë gjë, megjithëse ia refuzova kandidimin dhe nuk doli askush që nuk e pranoj se nuk mblodhe forumet, nuk mblodhe kryesinë, e Këshillin Kombëtar.

Lexo edhe :  Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Unë kam qenë anëtar i kryesisë edhe në vitet 2002-2005 që drejtohej nga Berisha dhe nuk po them se në atë kohë nuk janë bërë debate, por në këto dy mbledhje që kemi bërë për zgjedhjen e kandidatëve, ka qenë një forum demokratik, kur të gjithë ndiheshin të barabartë për të dhënë opinionin dhe për të vendosur. Dhe u zgjat mbledhja sepse është shkoqitur çdo lloj propozimi, është peshuar, për shkak të përgjegjësisë që ndjenin deputetët, anëtarët e kryesisë dhe kushdo që merrte pjesë atje. Dhe nuk ishte një pakicë kafenesh, siç e cilësuat ju më parë.

 

Të fundit

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

Lajme të tjera

Web TV