PSG në fushatë për biletat e sezonit 2023/2024, Mbappe reagon ashpër ndaj klubit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Paris Saint-Germain ka nisur fushatën për abonimet dhe shitjet e biletave për sezonin pasardhës, atë 2023-24. Në videon e publikuar nga kryeqytetasit për të joshur tifozerinë të abonohet, bie në sy pjesëmarrja thuajse në çdo spot e Kylian Mbappe.

Një gjest që nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit me këtë të fundit që mesa duket nuk ka qenë në dijeni të videos së montuar nga klubi. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Mbappe është treguar i ashpër me klubin duke theksuar se nuk është dakord me videon dhe se nuk mund të lejoj që imazhi i tij të përdoret në çdo lloj forme.

“Sapo pashë fushatën e klubit për biletat e sezonit 2023-24 dhe dua të theksoj se në asnjë moment nuk kam qenë i informuar me përmbajtjen e videos. Nuk jam aspak dakord me videon që është postuar, sepse për këtë arsye unë kam luftuar për të drejtat e imazhit. PSG është një klub i madh, por nuk bëhet fjalë për “Kylian” Saint-Germain. Siqerisht, Mbappe”, mbyll deklaratën e tij Mbappe.

Të fundit

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim,...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga...

Poshtnimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, me bekimin e Albin Kurtit!

Nga Halil Matoshi 1. Thirrjet fashiste të maqedonëve sllavë kundër shqiptarëve në nji lojë sportive në Kumanovë, janë vula e fshehun e klerofashizmit të VMRO-së dhe...

Tensione në Sunny Hill, Dua Lipa qëllohet me bluzë në fytyrë

Në një skenë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Dua Lipa është përballur me një moment të pakëndshëm në “Sunny Hill Festival”. Teksa...

Lajme të tjera

Web TV