Formacionet zyrtare të sfidës Salernitana-Inter, Kristjan Asllani e nis si startues

Inter do të jetë mysafir i Salernitanas në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A.  

Zikaltërit kanë hasur në probleme serioze në javët e fundit, duke pësuar tre humbje radhazi në Serie A, më pas duke marrë një barazim 1-1 në gjysmëfinale të Kupës së Italisë me Juventusin.

Salernitana është e pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit, ku katër prej tyre janë barazime.

Formacionet zyrtare:

Salernitana: Ochoa; Daniliuc, Gyomber, Pirola; Bronn, Coulibaly, Vilhena, Bradaric; Candreva, Kastanos; Piatek

Inter: Onana; Darmian, De Vrji, Acerbi; Dumfries, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Gosens; Lukaku, Correa.