Ibrahimaj: Pas reformës për rritjen e pagave, rishikim dhe për pensionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një intervistë të dhënë për ABC News ka bërë me dije se menjëherë pas mbylljes së reformës për rritjen e pagave do të rishikohet mundësia për rritjen e pensioneve.

Ndër të tjera ministrja është shprehur se të ardhurat që mblidhen nga taksa e jashtëzakonshme do të vijojë që të shpërndahet në formë bonusi për kategori të caktuara.

“Kjo nuk është e mjaftueshme dhe siç e kemi menduar prej kohesh jemi duke menduar dhe rritjen e pensioneve dhe çdo gjë duhet të bëhet në kohën e vet. Të gjithë qeveritë do të donin rritjen e pagave dhe të pensioneve por jo bëhet në momentin e duhur. Menjëherë pas reformës së rritjes së pagave do fillojmë dhe sugjerimet për pensionet. Gjatë muajit prill siç premtuam po shpërndajmë taksën e jashtëzakonshme për pensionistët me bonusin prej 5 mijë lekësh. Siç e kemi anoncuar dhe më parë të ardhurat e taksës së jashtëzakonshme do të shpërndahet në formë bonusi për shtresa të caktuara”, ka thënë ajo.

Ndërkohë pyetjes nëse qeveria ka një plan për rritjen e pagave në sektorin privat, ku është shprehur se në shumë biznese rritja e pagave ka filluar para qeverisë dhe shumë biznese sipas saj nuk kanë më një pagë minimale 34 mijë lekë.

“Në fakt e gjithë reforma filloi të materializohet me vendimin e parë që ne menduam me atë të rritjes së pagës minimale, nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë një vendim që nuk u mor rastësisht por u diskutua me grupet e interesit me sektorë të ndryshëm ku vetë biznesi ishte dakord me këtë. Biznesi vetë prej kohësh ka filluar që ti rrisë pagat vetë dhe konkurrenca e biznesit për kapital njerëzor ka pësuar rritje, vendimi për rritje është marrë para. Niveli i pagës minimale nuk do të rrije në nivelin 40 mijë lekë do të rritet sërish për të arritur në 45 mijë lekë në 2025.

Rritja e pagës minimale në vend është bërë me shumë kujdes pasi është bërë një studim në lidhje me ato biznese që nuk e kanë një mundësi të tillë dhe shpenzimet e personelit i kanë më të larta. Kështu bashkë me këtë rritje kemi miratuar dhe një vendim për subvencionimin për kategoritë e bizneseve që pagat i kanë më të larta se niveli i shpenzimeve. Parashikojmë se 31 mijë të përfitojnë nga kjo mënyrë. Përveç kësaj kemi nisur dhe një fushatë me bizneset që mesataren e kanë më të lartë, pasi besojmë fort se pjesë e nivelit të ulët mesatare ka të bëjë me informalitetin gri, me nëndeklarimin e pagave. siç është në sektorin e ndërtimit që deklarohen me pagë minimale por në të vërtetë paguhen me dyfish”, ka thënë ndër të tjera ministrja.

Të fundit

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

Sharon Stone për famën, sekretet familjare, abuzimin seksual dhe goditjen në tru

Simon Hattenstone U bë e famshme në mbarë botën me Basic Instinct dhe Casino. Pastaj pësoi një gjakderdhje truri pothuajse fatale. Aktorja dhe artistja flet...

Fertilizimi in vitro falas, vijnë në jetë dy bebe te Koço Gliozheni

Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik. Kryeministri Edi...

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet të tjera shfaqen. Sistemi Evropian për...

Lajme të tjera

Web TV