Interi zhgënjen ndaj Salernitanës, zikaltërit lëshojnë fitoren në minutën e fundit

Soccer Football - Serie A - Salernitana v Inter Milan - Stadio Arechi, Salerno, Italy - April 7, 2023 Inter Milan's Romelu Lukaku in action with Salernitana's Emil Bohinen REUTERS/Alberto Lingria

Interi zhgënjen në ndeshjen ndaj Salernitanës në javën e 29-të të Serisë A. Zikaltrit barazuan 1-1 në Salerno, ku deri në minutën e fundit të kohës së rregullt po kryesonin 0-1, falë golit të Gosens, pas një aksioni model të nisur që në gjysmëfushën e tyre nga këmbët e Kristjan Asllanit, i përzgjedhur këtë herë titullar nga Inzaghi.

Interi e kontrolloi lojën, pa pësuar gol për minuta të tëra, por një harkim i Candrevës në minutën e 90-të gjeti të papërgatitur portierin Onana, me topin që përfundoi direkt në rrjetë.

Zhgënjim në radhët e zikaltërve, që kanë marrë vetëm një pikë në katër takimet e fundit. Tani është në rrezik edhe vendi i katërt, që siguron pjesëmarrjen në Champions.