‘Blerja e votës’/ Kandidati demokratëve në Kamëz: Drejtësia s’vepron pas denoncimeve

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga procesi i primareve në Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha,ka folur për blerjen e votave nga ana vartësve të Rakip Sulit, por dhe institucioneve të tjera të shtetit.

Duke i’u referuar denoncimit të çiftit Brengasi nga Babrruja, Hoxha tha se ka me dhjetëra raste të përpjekjeve të administratës së bashkisë me drejtues të saj, që shkojnë vetë personalisht me punonjëse dhe i intimidojnë qytetarët, më pas i shantazhojnë dhe i kërcënojnë që ato të mos ndjekin hapat e mëtejshëm dhe institucionet ligjzabtuese por akoma nuk kanë vepruar.

Sipas Hoxhës, përveç bashkisë, kemi punonjës të tatimeve, të ZRPP-së, OSHE-së, ALUIZM-it të gjitha intimidojnë bizneset dhe qytetarët nuk ke kryetar seksioni dhe grup seksioni të PD-së që nuk i kanë shkuar një herë tatimet AKU-ja apo ZRPP-ja.

Hoxha i bëri thirrje kundërshtarit Rakip Suli që të dalë në publik për të bërë fushatë dhe të mos vijojë me patronazhistat të dalin natën vonë pas avllive.

Hoxha: Jo vetëm rast i denoncimit të familjes Bregansi në Babrru por ka me dhjetëra raste të përpjekjeve të administratës së bashkisë me drejtues të saj, ku psh. një kryetar i njësisë administrative shkon vetë personalisht me punonjëse dhe i intimidon qytetarët, më pas i blen dhe i shantazhon dhe i kërcënon që ato të mos ndjekin hapat e mëtejshëm dhe institucionet ligjzabtuese por akoma nuk kanë vepruar. Unë i kam bërë thirrje përmes medias që ata të veprojnë por akoma nuk kanë vepruar është fatkeqësi që ato heshtin.

Por kemi punonjës të tatimeve, të ZRPP-së, OSHE-së, ALUIZM-it të gjitha intimidojnë bizneset dhe qytetarët nuk ke kryetar seksioni dhe grup seksioni të PD-së që nuk i kanë shkuar një herë tatimet AKU-ja apo ZRPP-ja.

Asnjë nga këto as paratë as intimidimi as shantazhi as presioni i Rakip Suli i cili po thellon humbjen e tij në 14 maj. Ne njohim çdo qytetar në çdo lagje dhe e bëjmë fushatën hapur me ta çdo ditë nga mëngjesi në darkë ndërsa patronazhistët e Sulit e bëjnë natën vonë pas avlliave pasi nuk kanë guxim të dalin.

Unë i bëj thirrje Rakip Sulit edhe nga televizoni juaj që të dali në komunikim të hapur me njerëzit dhe të thotë se ku ka investuar më shumë unë do i faktoj se aty i ka futur duart më shumë duke vjedhur.