Goditet banda e trafikut të drogës në Greqi, 7 persona në pranga, mes tyre një shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë anëtarë të një grupi kriminal janë arrestuar nga policia greke në Athinë gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan rreth 9 kilogramë heroinë.

Hetimet kishin nisur që prej një muaji, kur vëllai i kreut të bandës u arrestua pasi u kap me 2 kilogramë kokainë dhe heroinë.

Anëtarët e organizatës kishin lidhje familjare më njëri tjetrin, ndërsa mes të arrestuarve është edhe një shqiptar si dhe një 35 vjeçare e cila dyshohet të jetë një prej drejtuesve të bandës.

Në kuadër të operacionit, u sekuestruan edhe dy armë zjarri të tipit ‘pistoletë’ si dhe një numër fishekësh ushtarak.

Të fundit

“Zgjedhjet, një masakër elektorale”/ Ankohet Këlliçi: Vota e diasporës ishte kasaphanë

Drejtuesi i PD për qarkun Tiranë Belind Këlliçi ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit.  Sipas tij...

10 shpikje teknologjike që nuk ekzistonin në vitin 2000

Me mbërritjen e vitit 2000, ne tashmë ndiheshim sikur ishim në të ardhmen, megjithatë shumë gjëra që sot duken të domosdoshme nuk ishin ende...

Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane është...

100% e kryer! Bayern realizon transferimin e parë në merkaton e verës!

Bayern e ka gati transferimin e parë të merkatos së verës. Madje, mund të zyrtarizohet para Kampionatit Botëror të klubeve. Gazetari i Sky, Florian Plettenberg,...

Moti i keq godet Francën/ Përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut, raportohet për viktima

Moti i keq ka goditur Francën juglindore. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur vendin, duke shkaktuar të paktën tri viktima. Kryebashkiaku i Lavandousë Gilles Bernardi, u shpreh se...

Lajme të tjera

Web TV