Edhe Meta “përqafon” teknologjinë, nis pyetje-përgjigje me ndjekësit në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur një rubrikë të re komunikimi me qytetarët duke përdorur teknologjinë dhe rrjetet sociale, vetëm pak ditë pasi Edi Rama dhe Sali Berisha njoftuan se do të nisin podcast-et e tyre.

Meta është shfaqur nga ambientet e zyrës së tij, ku i është përgjigjur pyetjeve, mesa duket të përzgjedhura më parë, të qytetarëve.

Pjesa më e madhe e pyetjeve nga qytetarët kanë të bëjnë me shqetësimet e qytetarëve të Tiranës dhe Durrësit, si taksat e larta, kostot e shërbimeve dhe mungesa e ujit.

Teksa ka mbështetur programin elektoral të Belind Këlliçit dhe kandidatit të koalicionit në Durrës, Igli Cara, Meta ka premtuar ulje të kostove për biznesin.

“Ndryshimi varet nga ju, nga të gjithë ne. Ndryshimi do të ndodhë, ka vonuar por është i pashmangshëm”, tha Meta teksa i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV