Veliaj “thumbon” Berishën/ “Kryeqyteti kthehet në normalitet 15 minuta pas protestës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka “shigjetuar” kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për protestat, të cilat ai ka mbajtur vazhdimisht.

Veliaj në një takim të organizuar ku po prezantohej plani strategjik i pastrimit është shprehur se pas protestave që zhvillohen në Tiranë nga partitë politike, kryeqyteti kthehet për 15 minuta në normalitet falë punonjësve të pastrimit.

Më tej ai ka theksuar se ndihet krenar që ndërkombëtarët dhe të huajt kur vizitojnë kryeqytetin thonë se “Tirana është kryeqyteti më i pastër që kanë qenë në këto vite”.

“E kam zemrën plot mirënjohje për ju, sepse sot Tirana është qyteti më i pastër në Europën Juglindore. Kjo vjen falë burrave dhe grave, e sidomos grave, që punojnë orar pa orar, qoftë për Vit të Ri, për Bajram, për Pashkë, çdo fundjavë, apo qoftë kur është ditë pushimi për të gjithë dhe një parti ka vendosur të bëjë protestë dhe ata sigurohen që çdo gjë të pastrohet në kohë rekord, e në 15 minuta Tirana kthehet në normalitet. Jam ndier vërtet krenar kur shumë delegacione, qofshin nga Komisioni Europian – kur të gjithë kryeministrat e Europës u mblodhën në Tiranë në dhjetor – apo në ngjarje të mëdha si finalja e UEFA Conference League ose në aktivitetet për Vitin e Rinisë dhe Vitin e Sporteve, pavarësisht se flasin gjuhë të ndryshme, pavarësisht se vijnë nga vende të ndryshme, pavarësisht se vijnë për aktivitete të ndryshme – disa për politikë, disa për sport, disa për muzikë – një gjë e thonë të gjithë njësoj: Tirana është kryeqyteti më i pastër që ka qenë në këto vite”, u shpreh Veliaj.

Të fundit

Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe...

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri...

Serbia arreston shqiptarin, ekspertët: Hakmarrje e Beogradit për zbulimin e spiunëve

Shtetasi kosovar Behar Preniqi është i fundit qytetar i arrestuar nga autoritetet serbe në vargun e arrestimeve të fundit që janë bërë në territorin...

Trageti me 114 persona në bord ngec në tokë të thatë në Greqi

Një traget me 105 pasagjerë në bordin e tij dhe një ekuipazh prej nëntë anëtarësh ka pësuar avari dhe ka ngecur të martën pasdite...

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman, duke i dhënë fund një...

Lajme të tjera

Web TV