Eksplozivi në Vaun e Dejës/ Begaj : Dënoj ngjarjen, përgjegjësit të vendosen para ligjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për shpërthimin me tritol në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

Kreu i shtetit dënon ngjarjen dhe bën thirrje për zbardhjen e këtij akti kriminal.

“Mësova me shqetësim  mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Benard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”, shprehet Presidenti Bajram Begaj.

Tritoli në makinën e kreut të PD të Vaut të Dejës shpërtheu kur ky i fundit u fut në automjet.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV