Interi “cinik” para portës, Zikaltërit mposhtin pastër Benfikën në Portugali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi siguroi një rezultat të rëndësishëm në Lisbonë, fitore 0-2 në aktin e parë ndaj Benficës, duke hedhur kështu një hap të madh drejtu kualifikimit.

Të besuarit e Schmidt ngacmuan të parët. Pas çerek ore lojë, portugezët do i afroheshin shumë golit të parë, goditje fantastike e Rafa Silvas brenda zonës, por e menjëhershme ishte përgjigja e Onanas, i cili i tha jo me pritjen e tij. Nuk vonoi shumë edhe një tentativë e një ish-i si Joao Mario, por pa rezultat.

Në mesin e pjesës së parë, Acerbi provoi me një gjuajtje nga distanca, sinjale të qarta të skuadrës së Inzaghit që shkaktuan drithërima në Lisbonë.

Nicolo Barella do ndëshkonte grekun Odysseas Vlachodimos në fillimin e pjesës së dytë, me një gol me kokë, krosim magjik i Bastonit.

Joao Mario do prektte topin me dorë në zonë 10 minuta nga fundi dhe arbitri akordoi penallti për mysafirët, pasi u këshillua me sistemin VAR. Nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë Lukaku.

Të fundit

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete

Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në...

E konfirmon trajneri Le Bris, Granit Xhaka do të jetë kapiteni i Sunderland

Granit Xhaka zhvilloi të shtunën ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, në miqësoren kundër Real Betisit. Mesfushori shqiptar filloi nga minuta e...

Transferim i befasishëm, Jasir Asani prezantohet tek klubi iranian

Jasir Asani është zyrtarizuar në Iran. Klubi i Esteglal ka  gjetur marrëveshjen me Guangju për afrimin e sulmuesit shqiptar. Asani ka firmosur një kontratë, e...

Zjarr në vendgrumbullim mbetjesh në Fier-Patos, tymi i dendur mbulon zonën

Një vendgrumbullim mbetjesh urbane në zonën e Portëzit, përgjatë aksit Fier–Patos, u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të diele (3 gusht). Ngjarja ka...

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat bazë të sigurisë. Drejtori i...

Lajme të tjera

Web TV