Policia irlandeze gjen katër bomba, disa orë para mbërritjes së presidentit Joe Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër bomba të improvizuara janë gjetur nga policia në një varrezë në Irlandën e Veriut. Policia tha se ato ishin vendosur në të njëjtën zonë ku u dogjën rrobat e pjesëmarrësve në një paradë republikane të hënën e Pashkëve.

Mediat e huaja raportojnë se gjetja e këtyre bombave vjen disa orë përpara vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Belfast.

Ndihmës shefi i policisë Bobby Singleton tha se zbulimi i bombave ishte një zhvillim “i keq dhe shqetësues”. Ai shtoi se oficerët e kundër-terrorizmit tani do të udhëheqin një hetim, për të zbuluar më tepër rreth katër mjeteve shpërthyese.

Makina të blinduara dhe dhjetëra oficerë policie kanë zbritur në Belfast përpara vizitës së presidentit. Rrugët përreth hotelit Grand Central janë mbyllur si pjesë e operacionit të madh të sigurisë.

Joe Biden ka folur shpesh me krenari për rrënjët e tij irlandeze, dhe kryeministri irlandez Leo Varadkar ka thënë se vizita e tij këtë javë ka të bëjë me “mirëpritjen e një djali të Irlandës në shtëpi”.

Presidenti amerikan është në mesin e 32 milionë njerëzve në SHBA me trashëgimi irlandeze. Stër-stërgjyshi i tij Owen Finnegan, emigroi në SHBA nga gadishulli Cooley i Co Louth në Irlandën lindore.

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV