Rusia sulm masiv në Ukrainë, forcat ruse synojnë dy objektivat civile në Zaporizhzhia

Rusia kreu një “sulm masiv” në qytetet e vijës së frontit në Zaporizhzhia sot, sipas administratës ushtarake të rajonit.

Zyrtarët thanë se forcat ruse lëshuan dy raketa drejt objektivave civile në Huliaipole dhe Orichov në rajonin juglindor të Ukrainës.

Ata gjithashtu bombarduan Stepnohirsk, tha administrata në një postim në Telegram. Megjithatë nga sulmet nuk pati asnjë viktimë.