E rëndë/ Djali ankohej se ishin të varfër, nëna vret 11-vjeçarin

Një nënë nga Pensilvania akuzohet se ka vrarë djalin e saj 11-vjeçar me rrip, sepse nuk donte që ai të rritej në varfëri.

Ruth DiRienzo-Ëhitehead, 50 vjeçe, përballet me akuza për vrasje.

Djali fatkeq u gjet i pajetë brenda shtëpisë së tyre.

Nëna u tha oficerëve se djali i saj kishte “qarë dhe rënkuar gjithë ditën” për problemet financiare të familjes.

Policia u lajmërua në shtëpinë e familjes kur babai i djalit zbuloi trupin e tij në dhomën e gjumit, ku kishte shkuar të flinte me gruan.

Babai e kishte gjetur dhomën e gjumit të mbyllur dhe gruaja që ishte larguar me makinën e tyre.