Kryeministri polak bën parashikimin: Nëse Moska pushton Kievin, Kina do sulmojë Tajvanin

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki tha se nëse Ukraina humbet luftën e saj me Rusinë, atëherë Kina mund të vendosë të pushtojë Tajvanin.

“Nëse, o zot, Ukraina bie, nëse Ukraina pushtohet, të nesërmen Kina mund të sulmojë Tajvanin”, tha Mateusz Moraëiecki.

Ai tha se këtë mendim e kishte pasi sheh shumë ndërveprim midis situatës në Ukrainë dhe situatës në Tajvan.

“Unë shoh shumë ndërveprim midis situatës në Ukrainë dhe situatës në Tajvan ,” theksoi ai.