Zyrtare/ Rudi Garcia largohet nga posti si tjarjner i Al Nassr

Rudi Garcia është shkarkuar nga posti i trajnerit të klubit arab Al Nassr.

59-vjeçari është larguar nga skuadra e Arabisë Saudite pas barazimit 0-0 kundër Al Feiha-s të dielën, ku Ronaldo u shfaq dukshëm i zemëruar pas rezultatit. Portugezi u pa duke debatuar me lojtarët e ekipit kundërshtar pas barazimit dhe u fut në tunel.

Al Nassr doli me deklaratë zyrtare për largimin e Garcias:

“Al Nassr ju njofton se trajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët.

“Bordi dhe të gjithë në Al Nassr dëshirojnë të falënderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë tetë muajve të fundit.”