Formacionet zyrtare të supersfidës Napoli-Milan

Pas disfatës në ndeshjen e parë të Champions League ndaj Milan në San Siro me shifrat 1-0, Napoli kërkon përmbysjen ndaj kuqezinjve në stadiumin Maradona. Trajneri Luciano Spalletti i gëzohet rikthimit të sulmuesit kryesor Victor Osimhen i cili zbret në fushë nga minuta e parë.

Ndërkohë, Anguissan e ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e parë e zëvendëson Ndombele. Sakaq, te Napoli mungon edhe qendërmbrojtësi Min-Jae i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe zëvendësohet nga Juan Jesus që formon dyshen e qendrës së bashku me Amir Rrahmanin.

Formacionet zyrtare:

Napoli: Meret, Juan Jesus, Mario Rui, Osimhen, Amir Rrahmani, Zielinski, Politano, Di Lorenzo, Lobotka, Kvaratskelhia, Ndombele.

Milan: Maignan, Calabria, Bennacer, Tonali, Diaz, Leao, Giroud, Hernandez, Tomori, Kjaer, Krunic.