Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin/ Paloka: Dyshoj se është për qëllime politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Edi Paloka është pyetur lidhur me vrasjen e ndodhur mesditën e kësaj të mërkurë në zonën e “Ranës së Hedhun”, ku viktimë mbeti biznesmeni Ardian Nikulaj.

Për Palokën kjo vrasje dyshon se është politike, ndërkohë ka theksuar se Nikulaj në këto zgjedhje ka qenë mbështetës i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pashk Gjoni.

Mendoj se vrasja ka qëllim poliitk. Në këto zgjedhje ai ka qenë mbështetës i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” megjithatë nuk dua të flas më tepër sepse duhet të kem informacion”, tha Paloka për “News24”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në rrugën e plazhit në Shëngjin, në ambientet e biznesit të Ardian Nikulajt, “Coral Shëngjin”.

Dy persona të maskuar janë afruar pranë restorantit në pronësi të biznesmenit 51 vjeçar dhe kanë hapur zjarr. Plumbat kanë qenë fatal për Ardian Nikulaj, pasi ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Dy vite më parë ai ka qenë kandidat për deputet me Partinë Social-Demokrate të Tom Doshit, ndërsa aktualisht kandidonte për këshillin bashkiak të Lezhës.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV