NBA/ Boston Celtics të pandalshëm për Atlantën, barazojnë seritë Phoenix dhe Cleveland

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boston Celtics tregon edhe njëherë tjetër se mbetet një nga pretetendët e këtij sezoni në NBA. Tashmë ky ekip udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale play off në Konferencën e Lindjes, teksa fitoi edhe ndeshjen e dytë në shtëpi ndaj Atlantas, me rezultatin 119-106.

Takim që u dominua nga vendasit, ku diferencën e bënë Tatum me 29 pikë e 10 rebound si dhe White me 26 pikë. Po 29 pikë realizoi edhe Murray për Atlantan, por që mbetën për statistikë.

Po në këtë konferencë, Cleveland fitoi 107-90 ndaj New York në ndeshjen e dytë çerekfinale, duke barazuar 1-1 serinë. Garland me 32 pikë ishte lider në fushë për Cavaliers, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e dyshes Randle-Brunson për nju-jorkezët.

Në Perëndim u luajt vetëm një ndeshje. Ekipi i Phoenix Suns mundi 123-109 Los Angeles Clippers dhe barazon 1-1 serinë e takimeve. Edhe pse Leonard realizoi 31 pikë për Clippers dhe Westbrook 28, ato nuk mjaftuan për të fituar. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqyen Booker me 38 pikë e Durant me 25.

Të fundit

Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi

Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në...

Zjarret në vend, Rama publikon pamjet: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre

Kryeministri Edi Rama thotë se vazhdon angazhimi mamsimal për shuarjen e zjarreve në vend. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga operacionet që po...

Maria, Mbretëresha e Skocisë bëhet një yll roker rebel dhe valltare e guximshme

Disa interpretimet e jetës së trazuar të mbretëreshës zhvillohen këtë muaj në Edinburg, secila duke eksploruar marrëdhënien e saj me Elizabetën I dhe duke...

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Nga Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha një ndihmë Shqipërisë me...

Vrasja në Maliq/ Djali dhe babai në burg, familja e autorit largohet nga banesa

Familja e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për arsye sigurie. Megjithëse kryfamiljari është arrestuar,...

Lajme të tjera

Web TV