Putinit nuk i falin asnjë detaj/ Video e radhës për Presidentin rus: Shenja në qafë…

Vladimir Putinin tashmë e shohin me lupë në çdo veprim apo gjest të tij. Në një video që qarkullon së fundmi në internet në një nga fjalimet e fundit të tij, një shenjë që ngjan si gropë në fytin e presidentit rus shton spekulimet e mëtejshme se despoti mund të jetë i sëmurë me kancer.

Shenja u pa teksa ai shtrëngonte një qiri në një shërbim mesnate në katedralen e Pashkëve Ortodokse në Moskë në fundjavë.

Kjo ka çuar në diskutime në internet nëse përfaqëson prova të pretendimeve të bëra fillimisht nga media Proekt [Project] një vit më parë se Putini ka vuajtur nga kanceri i tiroides.

Media ukrainase, kanali Telegram Unian e përshkroi si formën e shkronjës “Z” – simboli i stilit të svastikës i përdorur nga forcat pushtuese të Putinit.

“Një shenjë e çuditshme në formën e shkronjës “Z” është vënë re në qafën e Putinit,” shkruhet në artikull.

‘Pamjet e pazakonta u filmuan në Pashkë kur diktatori vizitoi një katedrale’.