Fitore me “aromë” titulli, Tirana triumfon në Shkodër ndaj Vllaznisë

Tirana mposht për herë të parë këtë sezon Vllazninë dhe hedh një hap të madh drejt titullit kampion. 

Bardheblutë fitojnë 1-0 në “Loro Boriçi” klasiken e futbollit shqiptar dhe ngjiten në kuotën e 56 pikëve në tabelën e klasifikimit.

Vendos një gol i Abazajt në fund të pjesës së parë. Shkodranët nuk arrijnë të përfitojnë nga ndalesa e Egnatias dhe humbasin një mundësi të mirë për të marrë vendin e tretë në renditje. 

Kryeqytetasit e çojnë momentalisht në 8 pikë diferencën me rivalët e Partizanit, që do të luajnë nesër ndeshjen respektive të javës së 30-të të kampionatit.