Rrëzohet një aeroplan në Itali, humbin jetën dy persona, njëri shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi aeroplan i drejtuar nga ai dhe një shtetas italian u përplas në një fushë në Romagna të Italisë. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe 65-vjeçari italian.

I riu jetonte në Riolo Terme, në provincën e Ravenës. Nga informacionet e para, avioni ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca për një mësim në një kurs për pilotët rekreativë.

Sipas një dëshmitari okular, aeroplani papritmas bëri dy rrotullime dhe ra në një fushë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për sigurimin e vendit të ngjarjes, frenimin e rrjedhjes së karburantit dhe nxjerrjen e dy trupave. Të pranishëm kanë qenë edhe karabinierët, të cilët kanë kryer të gjitha konstatimet përkatëse për zbardhjen e asaj që ka ndodhur.

Të fundit

“Nuk e kishte fëmijën me mua”, flet shqiptari që i mori jetën gruas në Greqi

Zbardhet dëshmia e Pandeli Nakoleci, shqiptarit që masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë. 40-vjeçari i...

Bosnje: Bllokohet propozimi për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një iniciativë të anëtares, Zhelka...

I nxehti po i plak njerëzit më shpejt

Ekspozimi i përsëritur ndaj të nxehtit dhe temperaturave ekstrem po përshpejton plakjen tek njerëzit, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët theksojnë se ndikimi i këtyre...

Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj

Në Spanjë po vihet re një përshkallëzim i vërtetë në luftën kundër terrorizmit xhihadist. Shifrat janë alarmante. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të...

“Kur të flas unë…” Kë po kërcënon Erion Veliaj me videon e fundit?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë “viral” në rrjetin social Tik Tok gjatë kohës që qëndron i izoluar në qendrën e paraburgimit në...

Lajme të tjera

Web TV