Betonizimi i Tiranës/ Këlliçi: Kullave nuk kam çfarë iu bëj, s’mund ti çoj në arbitrazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këlliçi ftoi kundërshtarin e tij për një përballje publike apo televizive, duke komentuar edhe deklaratën e famshme të Veliajt se në Tiranë janë mbjellë 1 milion pemë.

“Nuk kam çfarë ti bëj kullave unë sa kohë që janë dhënë sipas ligjit, nuk mund ti çoj në arbitrazh unë për ti shkaktuar dëm qindra miliona euro buxhetit të shtetit. Kemi një kryetar bashkie që ka një faturë 148 milionë euro për mbylljen e Agon Channel se do të bënte dasmë me lekët e pensionit të mamit.

E kam ftuar në çdo dalje timen që të kemi një përballje publike. Shkojmë bashkë te dera e bashkisë, dhe e thërrasim për t’u përballur dhe të më vijë të më thojë punët e mira që ka bërë për Tiranën.

Shkatërrimi i Tiranës, betonizimi i Tiranës, e shihni fare mirë me këtë shëmti që ndodh, heqja e të gjithë hapësirave të gjelbërta, e shoqëruar kjo me gënjeshtrën e madhe të mbjelljes së 1 milionë pemëve.

Nuk del as një e treta e asaj shifre bashkë me lule e shkurre. Nga dita që kryetari i bashkisë ka hyrë në zyrë, ky njeri bashkë me të shtunat e të dielat, ditët e festave zyrtare, duhet të ketë mbjellë çdo ditë 345 prmë në ditë, a ka shqiptar që mund ta besojë këtë?”, u shpreh Këlliçi.

Lexo edhe :  Mbrojtja e hapësirave publike/ Kryeministri Rama prezanton ‘dritaren’ për denoncimet

Të fundit

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht...

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme. Kjo duhet të jetë një...

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Lajme të tjera

Web TV