Krizë tek Juventusi/ Bardhezinjtë rrezikojnë pjesëmarrjen në garat evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventusi ka fituar betejën e parë, por jo luftën. Vendimi i Kolegjit të Garncisë së Sportit në CONI për t’i kthyer Zonjës së vjetër pikët që i ishin hequr për mashtrim me bilancet nuk është aspak përfundimtar. Topi tani i ka kaluar Gjykatës Federale të Apelit.

Megjithatë, koha nuk premton… dhe UEFA nuk mund të presë. Organi më i lartë i futbollit evropian duhet të formësojë kompeticionet për sezonin e ardhshëm dhe, nëse drejtësia italiane nuk vendos para fundit të korrikut, do të jetë paneli i “fair play”-it i UEFA-s që do të vendosë, në mënyrë të pavarur, mbi sanksionin e vendosur ndaj Juventusit.

Kujtojmë se Prokuroria e Torinos i ka dërguar UEFA-s të gjitha dokumentet përkatëse dhe organizata e drejtuar nga Aleksander Ceferin po e shqyrton vetë çështjen.

“La Gazzetta dello Sport” paralajmëron se “dënimi i drejtuesve dhe konfirmimi se ka pasur “sjellje josportive” nuk i ndihmon “bardhezinjtë”. Madje sheh mundësinë që UEFA ta ndëshkojë Juventusin me një ose dy sezone jashtë Evropës.

Një sanksion që mund të zgjatet në kohë në rast se Juventusi nuk fiton Europa League-n (përballet me Sevillan në gjysmëfinale) – ose nuk kualifikohet në garat evropiane.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV