Këlliçi tenton t’ia fusë korrupsionit, ja fut vetes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk e dimë ende se pse “Belo për Tiranën” vendosi një poster me dy gishtat e mesit lart për të marrë votën e qytetarëve të Tiranës, por në fakt ka shkaktuar një skandal elektoral. Edhe pse pas Belind Këlliçit qëndon një ekip i tërë nuk ka një përgjigje pse u zgjodh kjo foto për tju prezantuar Tiranës dhe për të luftuar korrupsionin.

“Duart e Belos kështu i drejtohen korrupsionit në Tiranë”-kjo shkruhet lart në pjesën e sipërme të postit, ndërsa shfaqet Belind Kelliçi me dy gushtat e mesit ngritur.

Mesazhi i Këlliçit është që t’i nxjerrë gishtin e mesit korrupsionit por a është kjo është mënyra e duhur që duhet ta bëjë ai që pretendon të jetë qytetari i parë i Tiranës?

Kjo ka sjellë dhe revoltimin e shumë ndjekësve të tij në rrjete sociale, të cilët pavarësisht nëse janë demokratë apo socialistë, e cilësojnë të padenjë një sjellje të tillë.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive, 3 institucionet që formojnë Aleancën kundër Gjuhës së Urrejtjes, e kanë quajtur të papranueshme vendosjen e posterit të Belind Këlliçit ku shfaqet me gishtat e mesit në rrugët kryesore të kryeqytetit. Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes në reagimin e bërë, e konsideron si një veprim që çënon të dinjitetin e njeriut dhe të sanksionueshëm nga ligji zgjedhor.

Më tej në reagim bëhet thirrje që partitë politike të vetëpërmbahen dhe të kenë kujdes në mesazhet që përcjellin për gjeneratat e reja.

“Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes vë në dukje se Kodi i sjelljes për Partitë politike në Shqipëri i nënshkruar nga subjektet zgjedhore bazohet në respektimin e dinjitetit të barabartë të të gjitha qenieve njerëzore, lirinë e shprehjes dhe mendimit, dialogun demokratik, tolerancën dhe respektin e ndërsjelltë, duke luftuar kundër të gjitha formave të pretenduara të epërsisë së një grupi ndaj të tjerëve, si dhe diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes”, thuhet në deklaratë.

 

Komunitetet  

Një reagim të ashpër e ka pasur edhe besimtarët të komunitetit mysliman, duke e dënuar gjestin e kandidatit të dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi. Përmes një reagimi, Xhamitë e Tiranës, që përfaqësohen në një grup social, por që nuk është pjesa zyrtare e Komunitetit Musliman Shqiptar, nënvizojnë se kandidati i koalicionit

“Bashkë Fitojmë” ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambiente publike ku kalojnë familjare dhe fëmijë. Më tej në reagim thuhet se kjo sjellje nuk është vetëm e papërgjegjshme dhe e pashembullt, por gjithashtu mund të ndikojë negativisht në imazhin e qytetit dhe në perceptimin e votuesve për kandidatin.

Xhamitë e Tiranës i bëjnë thirrje Këlliçit që të reflektojë si dhe KQZ-së që të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve.

Një gjest i tillë është krejtësisht i pahijshëm dhe duket se këtë e ka kuptuar edhe vetë Këlliçi i cili ka Zgjedhur që t’i sfumojë gishtat.

Lexo edhe :  “Olsi Rama s’ka lidhje me laboratorin e Xibrakës”, reagon kryeministri

Komuniteti i krishterë

Pas reagimit të fortë të Xhami të Tiranës për posterat me gishtin e mesit, edhe komuniteti i krishterë në Shqipëri ka dalë kundër Belind Këlliçit. Përmes një deklarate publike, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë thekson se fëmijët nuk kanë nevojë për shembuj banalitetesh, prandaj nuk mund të jetë e pranueshme normalizimi i banaliteteve në hapësirat publike të qytetit tonë, aq më tepër nga dikush që dëshiron të jetë qytetari i parë i tij.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë i vë në dukje kandidatit Këlliçi se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me etikën qytetare. “Korrupsioni nuk luftohet me banalitet! Ndërtimi i vlerave qytetare përfshin respektimin e njerëzve duke mos e katandisur debatin në sharje banale.

Fëmijët tanë nuk kanë nevojë për shembuj banalitetesh, prandaj nuk mund të jetë e pranueshme normalizimi i banaliteteve në hapësirat publike të qytetit tonë, aq më tepër nga dikush që dëshiron të jetë qytetari i parë i tij. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambjente publike ku kalojnë familjarë dhe fëmijë.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë i vë në dukje kandidatit të saj se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me etikën qytetare.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje KQZ-së të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve”, shkruhet në deklaratë. Janë pafund komentet për të kuptuar revoltën qytetare ndaj posterave fyese të Këlliçit, të cilat kalojnë çdo kufi etik.

“Si një nga përfaqësuesit e këshillit të prindërve në gjimnazin “Qemal Stafa” ku fëmija im studion shpreh mospajtim dhe dënoj këtë veprim pasi tregon mungesë qytetarie dhe fyerje për profilin e një kandidati pretendent për kryetar Bashkie.

Për foto/imazhe të tilla sanksionohen penalitete në ligjin nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” ku përcaktohet se autoritetet publike e jopublike, si dhe gjykatat, kanë si konsideratë parësore interesin më të lartë të fëmijës në të gjitha veprimet dhe vendimet që merren në lidhje me fëmijët.

Interesi më i lartë i fëmijës nënkupton të drejtën e fëmijës për të pasur një zhvillim të shëndetshëm fizik, mendor, moral, shpirtëror e social”, thekson Ylli Zgjani, përfaqësues i këshillit të prindërve në gjimnazin “Qemal Stafa”. Përmes një komunikate zyrtare, Urdhri i Psikologut nënvizon se vendosja e postarave të tillë ku tregohet gishti i mesit në hapësira publike janë mesazhe fyese, denigruese dhe me përmbajtje bullizuese, të cilat jo vetëm që nuk janë etike, por mbi të gjitha bëhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë shembull i reagimeve të papërmbajtura, bullizuese dhe fyese në popullatë.

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV