Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit/ PD: Të ndalohen mesazhe të tilla politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka kërkuar që të ndalohen posterat politike me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, e kundër normave të  pranuara të  komunikimit dhe politikës.

Duke ju referuar posterit të kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, me gishtat e mesit në publik, në një deklaratë për mediat, drejtoresha e komunikimit të PD, Mirela Karabina tha se këto postera përcjellin  dhe nxisnin në shoqërinë shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjelljes së mirë.

Krabina po ashtu theksoi se PD dënon po ashtu edhe gjuhën degraduese dhe fyese të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës.

Sipas Karabinës kjo gjuhë është zakon i vjetër i politikë shqiptare 33 vjeçare dhe se kërkojnë që ti jepet fund përdorimit te saj.

‘Partia Demokratike e Shqipërisë  konstaton me keqardhje se gjuha e fushatës elektorale po shndërrohet  nga politika në  një  gjuhë  degraduese dhe fyese për të  gjithë  opinion publik shqiptar.
Një  gjuhë  e cila nuk i ka hije aspak garës politike demokratike dhe klimës së përgjithshme në  funksion të  saj. Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama, në  takimet e tij elektorale po përdor gjithmonë  e më  shumë  një  gjuhë  ofenduese, turpëruese dhe linçuese ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës në  tërësi.

Gjuha e përdalë  e përdorur prej tij është  e papranueshme dhe patolorueshem për një  shoqëri të  civilizuar dhe që  kërkon të  bëjë  pjesë  në  shoqëritë  demokratike europiane. Me një  nivel fjalori të  tillë, kryesministri i Shqipërisë  është  duke u tallur me shoqërinë shqiptare dhe me opinionin publik në  tërësi.

Kjo gjuhë  është  zakon i vjetër i politikë s shqiptare 33 vjeçare dhe ne kërkojmë  që  ti jepet fund përdorimit te saj. Fyerjet ndaj kundërshtarëve, fjalori banal dhe ofenduese nuk i shkojnë  përshtat asnjë  politikani dhe një  shoqërie të  civilizuar, aq me tepër në  gojën e një kryeministër.

Lexo edhe :  A e ftuat Kryemadhin në Konventën e PL?/ Blushi: Nuk bëmë dasmë që të shpërndajmë ftesa!

Kjo gjuhë nxit urrejtjen, ofendimet dhe përçon mesazhe degraduese në  shoqërinë  shqiptare, dhe është  shembulli më  i keq që një  kryeminsitër mund të  jap.

Gjithashtu kërkojmë  që  të  ndalohen publikimi i posterave politike me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, kundër normave të  pranuara të  komunikimit dhe politikës, të  cilët përcjellin dhe nxisnin në  shoqërinë  shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjellës së  mirë .

Qëllimet politike nuk duhet të  tejkalojnë  asnjëherë  etikën e komunikimit dhe normat e  një  shoqërie të  civilizuar.

Bashkëjetesa, komunikimi brenda normave, sjellja e mirë  dhe toleranca janë  parime të  cilat ndihmojnë  shoqëritë  të  emancipohen, ndihmojnë  politikën të  jetë  në  funksion të  zhvillimit demokratik dhe ekonomik.

Çdo gjest apo fjalor kundër këtyre parimeve shkakton regres, prapambetje dhe një  klime konfliktale brenda shoqërisë  shqiptare.

Prandaj i bëjmë  thirrje forcave politike, liderëve politik të   përdorin një  gjuhë  dhe një  retorikë  të  pranueshme brenda rregullave demokratike që  përcakton një  garë  elektorale.’- u shpreh Karabina.

Polemika të shumta janë ndezur pas vendosjes në rrugë të posterit me kandidatin e koalicionit Meta-Berisha, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Gjesti i Këlliçit në poster, ku duket me gishtat e mesit lart, është cilësuar i papranueshëm, jo vetëm nga komunitetet fetare, por edhe disa institucione.

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV