Aishe Haklaj në SPAK/ Hoxha: Do ketë zhvillime për Dosjen ‘Tropoja’, e përzier politika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur në SPAK, ku u pyet nga prokurorët e Posaçëm lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi.

Dosja Tropoja do të ketë zhvillime të reja tha pak kohë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha. I ftuar në një studio televizive, Hoxha theksoi se kjo është një dosje që politikës nuk i intereson e vërteta, por pavarësisht kësaj, gjithçka një ditë do të zbulohet.

“Dosja Tropoja është një histori që vijon akoma dhe do ketë zhvillime të reja sepse është një histori që nuk ka mbaruar asnjëherë.

Është një histori që futet politika dhe nuk i intereson e vërteta, por do të ketë të reja. Kështu që edhe 21 janarin unë e kam parë në këtë vazhdë, së pari njëherë është një çështje e rëndësishme që përbën interes për publikun, është një çështje mediatike se për mua ajo ka qenë një nga ngjarjet ku media dëshmoi se sa e rëndësishme është në shoqërinë e një vendi, sa peshë ka”, deklaroi gazetari investigativ, Artan Hoxha.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV