Gareth Bale: “Harxhova kohën duke luajtur futboll, me golf jam i lumtur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gareth Bale vendosi ta mbyllte me futbollin e luajtur në janarin e këtij viti teksa aktivizohej me Los Angelos në Amerikë. Edhe pse në moshën 33-vjeçare dhe me mundësinë për të luajtur edhe për disa sezone të tjerë, uellsiani dukej se në fushë nuk gjente më motivimin e duhur.

Dhe, nisur nga deklarata e fundit e Bale, duket se ish-lojtari i Real Madrid ka marrë vendimin e duhur. Bale shprehet se tashmë kalon më shumë kohë me familjen e tij dhe gjithashtu ka mundësinë të ushtrojë i qetë pasionin e tij të hershëm, golfin.

“Tani jam shumë i lumtur, kaloj shumë kohë me fëmijët dhe bashkëshorten time. Është një kohë të cilën e kam harxhuar duke luajtur futboll. Po shijoj jetën, familjen dhe golfin. Jam duke përfituar nga koha e lirë, e kam nisur herët me futbollin dhe e ndjeja se kishte ardhur momenti për t’u ndalur.

Më vjen mirë sepse edhe kombëtaren e kam lënë në një moment pozitiv, jam i bindur se djemtë do të vijojnë të luftojnë dhe të bëjnë mirë”, u shpreh Bale.

Të fundit

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Policia e Vlorës aksione blic: gjoba të majme dhe konfiskim makinash

Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që...

Sulmet izraelite vrasin 12 persona në Luginën Bekaa të Libanit

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Luginën Bekaa lindore të Libanit. Shtatë sirianë, përfshirë një familje me pesë anëtarë, dhe...

Lajme të tjera

Web TV