Partizani qëndron “gjallë” në garën për titull, Demat triumfojnë ndaj Erzenit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani fiton 1-2 në “Niko Dovana” ndaj Erzenit dhe qëndron në garë për titullin kampion, ku gjithsesi Tirana mbetet e favorizuar (bardheblutë kanë dy pikë më shumë dhe një takimin me tepër në dispozicion për të zhvilluar).

“Demat” u treguan cinikë ndaj shijakasve, që bënë volum loje në pjesën e parë, por u ndëshkuan në fraksionin e dytë nga Da Silva dhe Hoti.

Në fillim të pjesës së parë Xhika i mohon golin nigerianit Mba, ndërsa në të 19-tën, Mehmeti i Erzenit vë në provë Rexhepin.

Diferenca bëhet në pjesën e dytë, me Partizani që gjen golin në të 60-tën me Da Silva, i asistuar me zgjuarsi me gjoks nga Telushi pas ekzekutimit të goditjes së lirë nga Rrapaj.

Vetëm dy minuta më vonë, Rrapaj humb mundësinë për të dyfishuar shifrat, godet jashtë.

Traversa shpëton të kuqtë në të 65-tën. Pas një harkimit të Mehmetit nga e djathta, topi u devijua dhe përfundoi në traversë.

Në të 84-tën, Sota u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por inferioriteti numerik nuk e pengoi Partizanin të shënonte golin e dytë me Engjëll Hotin.

Në minutat shtesë Kahrimanobic shkurtoi në 1-2 diferencën me 11-metërsh, por nuk pati më kohë që Erzeni të barazonte rezultatin.

Me këtë humbje Erzeni komplikon pozitat në renditje, pasi në rast suksesi të Kukësit me Teutës do të zbresë në vendin e tetë.

Të fundit

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një...

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

11 mijë nxënës më pak në shkolla/ Shkak emigrimi dhe tendenca për vetëm një fëmijë

Sistemi arsimor parauniversitar po pëson tkurrje të fortë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se rreth 11 mijë fëmijë munguan vitin shkollor që...

Dy pleq që po tallen me botën

Nga Martin Leka Me shpresë se do të ndalej lufta në Ukraine, me shpresë se do të ndalej vrasja e fëmijëve, burrave e grave të...

Lajme të tjera

Web TV