Një fëmijë i merr çantën, reagimi epik i Kate Middleton (VIDEO)

Princesha e Uellsit Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj Princi William kanë vizituar fshatin Aberfan në Uells.

Një moment është bërë viral, ku tregon se një fëmijë i ka marrë çantën Kate Middleton dhe refuzon që t’ia kthejë.

Princesha e Uellsit pati një takim me një djalë të vogël, gjatë së cilës ai i rrëmbeu çantën. Reagimi i saj kur ndodhi kjo është ajo që është bërë temë e re e diskutimit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale , e shohim duke qeshur teksa vogëlushi luan me çantën e saj dhe nuk pranon t’ia kthejë.

Duke folur pas vizitës së çiftit mbretëror në Uells, nëna e djalit të vogël, të quajtur Daniel, tha: “Ai sapo vodhi çantën e saj. Ai e pa atë, i bëri përshtypje dhe ja mori”.