Donnarumma flet pas humbjes ndaj Lorient: “Nuk jemi në krizë, duam titullin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disfata ndaj Lorient në shtëpi nuk ka lënë aspak shije të mirë në shtëpinë e parizienëve, me PSG që gaboi në një moment delikat të sezonit dhe tashmë gara për titullin kampion është rihapur për momentin, me 5 javë nga fundi gjërat kanë ndryshuar.

Ndaj Lorient, PSG pësoi tre gola, me mbrojtjen që nuk ishte në lartësinë e duhur, ndërsa në një pasdite jo të mirë u shfaq edhe portieri italian, Donnarumma.

Numri një i portës u shpreh pas sfidës se kjo humbje ishte një sinjal i fortë për skuadrën, por kjo nuk do të thotë që PSG është në krizë.

“Nuk jemi në krizë, absolutisht që jo. E vërteta është që ne jemi të zemëruar dhe të zhgënjyer pas një rezultati të tillë. Nuk ka të bëjë me nënvlerësimin e kundërshtarit sepse ne ishim përgatitur për të marrë tri pikët, por për fat të keq nuk ia dolëm dhe më vjen keq edhe për tifozët, pasi i zhgënjyem përsëri në shtëpi. Ne dëgjojmë shumë gjëra në media, por jemi të përqendruar në përfundimin e sezonit, e cila është shumë e rëndësishme për të gjithë. Ne duhet të kuptojmë se çfarë shkoi keq ndaj Lorient dhe të rregullojmë gabimet tona, pasi jemi të vetëdijshëm që asgjë nuk ka përfunduar dhe patjetër që e duam titullin kampion dhe do të luftojmë deri në fund dhe këtë do ta tregojmë në fushën e lojës.” – tha Donnarumma.

Të fundit

Konferenca, Berisha justifikon 6 mln dollarët e lobimit: Do të ketë transparencë!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, justifikoi kontratën e lobimit të PD-ADSHM me kompaninë amerikane ‘Continental’ se nuk ishte për...

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran për armët bërthamore, Omani: Arsye praktike

Irani akuzoi Shtetet e Bashkuara të hënën për “sjellje kontradiktore dhe deklarata provokuese” pasi Uashingtoni e paralajmëroi Teheranin për pasojat për mbështetjen e Huthive...

15-vjeçari godet me mjet prerës bashkëmoshatarin në Kukës, vetëdorëzohet në polici

Rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas...

Radhë të gjata në Qafë Thanë për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve

Radhë të gjata janë shënuar këtë të enjte në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Fluksi...

Shqiptari kapet me detektor antipërgjim në makinën që trafikonte kokainë

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar për trafik kokaine nga karabinierët italianë në Fano, por ajo që ka shtangur më shumë efektivët sesa droga e...

Lajme të tjera

Web TV