Përgjakje në derbin e Medelinit në Kolumbi, dy tifozë humbasin jetën nga përplasjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sherret mes tifozëve në futbollin latin janë një gjë normale, por ngjarja e fundit që ndodhi në Kolumbi ishte shumë e rëndë.

Derbi i zjarrtë i Medellinit midis Independiente Medellin dhe Atletico Nacional, përfundoi me fitoren 1-3 të Atleticos.

Atmosfera në “Estadio Atanasio Girardot” ishte tepër e zjarrtë, ndërkohë që nuk mungoi përplasja mes dy tifozerive ultras.

Pasojat ishin tragjike. Dy persona të vdekur dhe rreth 20 të tjerë të plagosur! Një nga të vdekurit ishte Alejandro Gallego, i njohur edhe si ‘Zombie’, një 25-vjeçar anëtar i Los del Sur, grupi i tifozëve të Athletic National.

Viktima tjetër ishte Anderson Jaramillo, 34 vjeç, i cili i përkiste ‘Rexixtencia Norte’, grupi i tifozëve të Independiente Medellin.

Përplasja e madhe, ku nuk munguan thikat dhe sendet e mprehta, ndodhi në afërsi të stadiumit të Independientes.

Kryebashkiaku i Medellinit, Daniel Quintero kërkon ndihmë nga qytetarët për të gjetur personat përgjegjës të kësaj tragjedie.

“Ne do të japim 200 milionë pesos (rreth 39,000 euro) si shpërblim për ata që na ndihmojnë të identifikojmë dhe ndjekim penalisht ata që janë përgjegjës”.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV