70 milionë euro për Ansu Fatin, talenti i Barcelonës drejt kalimit në Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e sulmuesit 20-vjeçar Ansu Fati me shumë gjasa do të jetë larg “Camp Nou” sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Jorge Mendes, agjenti i sulmuesit të Barcelonës, i ka komunikuar klubit katalanas se së shpejti do të paraqesë një ofertë 70 milionëshe nga Premier League për të.

Skuadra e Barcelonës ka nevojë të arkëtojë sa më shumë në këto momente për të dalë nga kriza financiare dhe për të mundësuar transferimin e Lionel Messi. Për këtë arsye, largimi i Ansu Fati është i pashmangshëm edhe për faktin se sulmuesi i talentuar nuk ka shumë hapësira te skuadra “blaugrana”.

Ansu Fati ka një kontratë deri në vitin 2027 me Barcelonën, por trajneri Xavi nuk e ka në formacionin titullar ndaj dhe katalanasit janë gati të lënë të lirë lojtarin të gjejë një skuadër ku të luajë më shumë. Duke parë situatën e vështirë financiare vështirë se Barcelona do të refuzojë një ofertë 70-milionëse nga Anglia.

Të fundit

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksat e larta

Rreth 20 hotele në Mal të Zi, gjatë vitit të fundit, kanë vendosur të rikategorizohen – duke kaluar zyrtarisht...

Sherr brutal për një Jet-ski me qira në Ksamil, policia shoqëron disa persona

Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil. Mësohet se konflikti ka nisur për marrjen me qira të një Jet-ski dhe...

Pamja më neveritëse e diplomacisë, Trump mori një leksion të hidhur nga Putini

Nga Boris Johnson, Daily Mail Epo, ky ishte episodi më i shëmtuar që shkaktoi të vjella në të gjithë historinë e shëmtuar të diplomacisë ndërkombëtare....

“Putini nuk do paqe”, Macron: Do të paguajmë një çmim të lartë nesër nëse tregojmë dobësi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse besoj se Putini dëshiron paqe. Mendoj se...

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flaket disa minuta më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”. Në vendngjarje kanë...

Lajme të tjera

Web TV