Arsenali i jep “leksion” 90 minutësh Chelseas, mbetet e hapur gara për titull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsenali reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme pas humbjes ndaj Man. City-t. “Topçinjtë” e Londrës u përgjigjën siç duhet në derbin ndaj Chelsea-t, teksa argëtuan tifozët me një fitore të lehtë me rezultatin 3-1.

Chelsea nuk arriti të hedhë pas krahëve formën e dobët të javëve të fundit nën drejtimin e Frank Lampard, teksa ka regjistruar 6 humbje në 6 ndeshjet e fundit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 18-të.

Pasi mori një top nga Granit Xhaka, Odegaard, goditi saktë nga rreth 15 metra, duke mposhtur portierin Kepa Arrizabalaga.

Goli i shpejtë e çliroi psikologjikisht skuadrën e Artetës, që dominoi në çdo aspekt duke shënuar gola të tjerë. Odegaard, sërish i asistuar nga Xhaka, në një pozicion thuajse identik së në rastin e golit të parë, dyfishon rezultatin (31′).

Vetëm pak çaste më vonë, Gabriel Jesus realizon të tretin nga një distancë e afërt.

Në pjesën e dytë Arsenali e uli ritmin, duke i dhënë mundësi Chelsea-t të shkurtonte diferencën me Madueke, 3-1.

Të fundit

E rrahën në një dasmë/Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit: Karma ekziston, gjithçka kthehet

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë ditët e fundit, pas një...

“Mi vranë se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve që u qëllua me çifte në Llogara

Ksenofon Konomi, pronari i tufës me kuaj të qëlluar disa ditë më parë në malin e Llogarasë, ka folur lidhur me këtë ngjarje ku...

Dominon Koreja e Jugut/ Tregu shqiptar “ngopet” nga importi, bie numri i makinave

Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e...

Fringe i Edinburgh-ut me familjen: pesë shfaqje për fëmijë

Një krijesë e çuditshme në formë tubi që lëviz me jetë, zogj mahnitës për foshnjat dhe një interpretim plot gëzim i Uliksit së James...

Përmbytjet godasin Japoninë, mbi 3 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë

Autoritetet japoneze u bënë thirrje të hënën miliona njerëzve të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shirat  e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke...

Lajme të tjera

Web TV