Liverpool fiton me rezultat minimal ndaj Fulham, goli i Salah vulos sfidën

Ndërsa sfida mes Liverpool dhe Fulham City ishte më e luftuar nga të dyja skuadrat. Ky takimi u mbyll me fitoren minimale të “The Reds” me rezultatin 1-0.

U desh një ndërhyrje e gabuar nga Diop ndaj Nunez që Liverpool të fitonte një penallti, e cila u ekzekutua nga Salah në minutën e 39’, që zhbllokoi këtë takim.

Më pas përtej tentativave nga të dyja skuadrat për të gjetur golin, takimi u vulos nga goli i vetëm, ai i Salah.

Pas kësaj përballjeje Liverpool renditet në vend të pestë me 59 pikë, teksa Fulham në vend të 10-të me 45 pikë të grumbulluara.