Nuk ka më “dashuri” mes klubit dhe lojtarit, senegalezi do të largohet nga bavarezët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sadio Mane dhe Bayern Munich do të ndajnë rrugët në verë. Mediat gjermane bëjnë me dije se lojtari dhe klubi kanë rënë dakord që ndërpresin bashkëpunimin pas përfundimit të sezonit, pa detyrime kontraktuale.

Një situatë e tillë u nxit pas problematikave të fundit tek kampionët e Gjermanisë, ku pati një konfrontim fizik mes Sanë dhe Mane. Edhe pse çështja u sqarua, një veprim i tillë ka sjellë krisjen mes palëve që kanë gjetur dakordësinë për të ndarë rrugët në verë.

Sulmuesi iu bashkua skuadrës gjermane vetëm vitin e kaluar në një marrëveshje prej 35 milionë paundësh. Gjatë këtij edicioni, senegalezi shënoi 12 gola në të gjitha kompeticionet, por nuk arriti dot që të plotësojë boshllëkun e lënë nga Robert Lewëandowski e tashmë duket të largohet para kohe nga Munchen.

Si një lojtar i lirë, Mane nuk do e ketë të vështirë për të gjetur një skuadër të re, teksa tashmë pret ofertat që do të mbërrijnë për të, për të nisur një aventurë të re në verë.

Të fundit

Zjarri në Dukat/ Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së

Për shkak të situatës problematike të zjarrit në Dukat të Vlorës, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile,...

“Na duhet një Toni Kroos”, në Madrid gjejnë dy opsionet për mesfushën

Pas largimit të Toni Kroos, Real Madrid ka kuptuar se i duhet një mesfushor i ngjashëm me gjermanin. Ky rol vështirë të mbulohet nga...

Valë e fortë e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin ‘rekord’

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e ardhshme, duke arritur kulmin midis...

Në Rusi janë gati tri plane për përballjen me Donald Trump

Eksperti rus Aleksander Gabuev, drejtor i Qendrës Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë në Berlin, analizon për revistën gjermane DER SPIEGEL ndryshimin e retorikës së...

Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një mbledhje në kryeqytet me të gjithë deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës si dhe me...

Lajme të tjera

Web TV