Në moshën 74-vjeçare Charles mbajti kurorën e Mbretit të Anglisë dhe u bë zyrtarisht Mbret. Charles pasoi nënën e tij Mbretëresha Elizabeth pas vdekjes së saj shtatorin e kaluar.
Kryepeshkopi i Canterbury-t kurorëzoi mbretin Charles në një ceremoni në Londër sot, duke vendosur kurorën 360-vjeçare të Shën Eduardit në kokën e monarkut ndërsa ai u ul në një fron të shekullit të 14-të në Ëestminster Abbey. Camilla, gruaja e Charles III, u kurorëzua mbretëreshë pas kurorëzimit të monarkut.
Mirëpo duket se edhe në këtë ceremoni ka pasur trazira, pasi policia ka njoftuar se bëri 52 arrestime gjatë ceremonisë së kurorëzimit të mbretit Charles III .
Të arrestuarit po mbahen në polici për veprën penale, prishje e qetësisë publike. Në një deklaratë, policia e Londrës tha se të gjithë të arrestuarit janë në paraburgim.