Milan dhe Lazio përplasen direkt për një vend në Champions League, formacionet zyrtare

Milani dhe Lazio kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Serie A.

Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje pas dy barazimeve dhe synon t’i kthehet fitores për tu rikthyer në top katërshe.

Në anën tjetër, ekipi i Maurizio Sarrit ka fituar pas dy humbjeve radhazi dhe dëshiron të vazhdoj me rezultate pozitive për të mos e rrezikuar vendin e dytë.

Formacionet zyrtare:

Milan: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Bennacer, Leao; Giroud

Lazio: Provedel; Marusic, Casale, Romagnoli, Hysaj; Milinkovic-Savic, Marcos Antonio, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni