Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ndodhet në Londër, ku po merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.
Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë madhështore, ku janë të pranishëm liderë nga e gjithë bota, kreu i shtetit është takuar me Princin William.
Gjithashtu Begaj u takua me Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Presidentin e Austrisë, Alexander Von der Bellen, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Hungarisë, Victor Orban, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, e shumë të ftuar te tjerë.
Në bashkëbisedimin me ta, Presidenti Begaj nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe ndau opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet bota.