Real Madrid mposht Osansunën dhe shpallet kampion i Kupës së Mbretit pas 9 vitesh

Soccer Football - Copa del Rey - Final - Real Madrid v Osasuna - Estadio de La Cartuja, Seville, Spain - May 7, 2023 Real Madrid's Karim Benzema celebrates with the trophy and teammates after winning the Copa del Rey REUTERS/Jon Nazca

Real Madrid  triumfoi 2-1 ndaj Osassunas në Estadio de La Cartuja, në finalen e Copa del Rey, duke marrë këtë trofe për herë të 20-të në histori të klubit. Ekipi i Arrasates rezistoi vetëm një minutë. Një goditje e Rodrygos gjeti rrjetën, pas një asisti të Vinicius nga krahët.

Madrilenët insistuan për golin e dytë dhe do i afroheshin shumë në minutën e 25-të. Karim Benzema goditi bukur brenda zonës, por e menjëhershme ishte kundërpërgjigja e portierit Sergio Herrera.

Abde Ezzalzouli provoi befasinë në radhët e Osassunas, por sfera u devijua nga mbrojtësit.

Rastet s’do mungonin në fundin e fraksionit. Në të 32-tën, Alaba “flirtoi” me golin. Mbrojtësi ishte i pafat, pasi me një goditje dënimi sfera preku traversën.

Në fillimin e pjesës së dytë, Torro vendosi ekuilibrat. Rodrygo i riktheu sërish epërsinë skuadrës së Ancelottit (70’), rezultat që do mbetej i pandryshuar deri në fund.