VIDEO/ Goditi me kokë lojtarin kundërshtar, Disiplina dënon ashpër Taulant Xhakën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Baseli humbi 0-2 përballë Zurich, përballje të cilën vendasit e mbyllën me 8 lojtarë. Njëri prej të ndëshkuarve me karton të kuq ishte Taulant Xhaka.

Kapiteni, i cili njihet për gjaknxehtësinë e tij, goditi me kokë kroatin Nikola Katic. Ndërkohë, një sherr i madh plasi mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, ka kërkuar falje për veprimet e kryera në derbin kundër Zurich. Në postimin në “Instagram”, 32-vjeçari shkruan:

“Dëshiroj të përfitoj nga rasti për të kërkuar falje për faktin që nuk e kontrollova veten. Si një lojtar me përvojë dhe kapiteni i Baselit, unë duhet të jem modeli që duhet ndjekur, sidomos në momente të vështira.

Për fat të keq nuk e shfaqa këtë në ndeshjen e mbrëmshme”, theksoi Xhaka, i cili kapi për fyti edhe Antonio Marchesano. Me karton të kuq u ndëshkua edhe Mirlind Kryeziu, i cili ndodhej në stolin e Zurich.

Lojtari shqiptar thekson se zemërimi i tij lindi nga ofendimet që pësoi ai dhe familja e tij. Por nuk dëshiron të justifikohet aspak për veprimet e kryera.

Disiplina zvicerane pezulloi Xhakën me 7 ndeshje për “çmenduritë” e tij dhe një ndeshje plus pasi plotësoi numrin e kartonëve.

https://twitter.com/mercafoot_/status/1655282468688216065?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA

 

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV